image E bujshme, De Biasi mund ta marrë drejtimin e gjigantit italian

Futboll

Serie A/ E bujshme, De Biasi mund ta marrë drejtimin e gjigantit italian

news image

Situata që po kalon Napoli është sa e paprecedentë dhe e rëndë. Lojtarët janë kundër klubit, klubi është kthyer kundër trajnerit Carlo Ancelotti, e tifozët kundër lojtarëve. E gjithë kjo rrëmuje e madhe po shkatërron një sezon të nisur me pretendime të mëdha.

Presidenti De Laurentiis e bën përgjegjës trajnerin për rebelimin e lojtarëve. Dukshëm ndërmjet palëve ka një krisje të madhe, aq sa ka bërë që trajneri ta mendoj largimin përpara se vetë presidenti ta shkarkojë, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas “TuttoSport”, Aurelio De Laurentiis nuk ka ndërmend më të afroj trajner me çmim të madh. Sipas gazetës, përjashtim do të bënte vetëm në rastin e angazhimit të ish-trajnerit të Interit, Luciano Spalletit. Gjithnjë sipas të përditshmes torineze, Spalletti është një rast i komplikuar, ndërsa një opsion që po merr mundësai është Gianni De Biasi.

Ish-trajneri i kombëtares së Shqipërisë është një profil që mund t’i përshtatet shumë mirë situatës që po kalon Napoli. Mund të rikthehej qetësinë brenda grupit, ka eksperiencë, dhe mbi të gjitha është një trajner që vjen me çmim të ulët.

De Biasi nga ana e tij do të ishte i gatshëm të merrte drejtimin e bluve në këtë pikë qoftë dhe me një kontratë deri në fund të sezonit. Siç është bërë tashmë traditë, emri i De Biasit lakohet nga mediat italiane në çdo rast që një skuadër është në kërkim të një trajneri, përjashtim nuk bën as këtë herë. /Gazeta Sinjali/

De Biasi Napoli