image E bën për spital një person, policia e liron me procedurë të rregullt

Kosovë

E bën për spital një person, policia e liron me procedurë të rregullt

news image

Një person pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht një person tjetër dhe ky i fundit ka marrë lëndime, në Fushë Kosovë.

Kjo është bërë e ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës dhe i njejti është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari që e ka sulmuar personin tjetër pas intervistimit lirohet me vendim të prokurorit.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull  kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa, i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim. /Gazeta Sinjali/