image E bën gruan për spital, arratiset nga vendi i ngjarjes

Kosovë

Dhunë/ E bën gruan për spital, arratiset nga vendi i ngjarjes

news image

Një rast i dhunës familjare është shënuar mbrëmjen e sontme në Gjakovë.

Një grua e komunitetit egjiptian dyshohet se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj rreth orës 21:00 në këtë qytet, mëson Sinjali.

Viktima, si pasojë e rrahjes, ka marrë lëndime trupore dhe aktualisht është duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Gjakovës.

Sulmuesi pas kryerjes së këtij akti ndaj gruas së tij, ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe aktualisht është në kërkim të policisë.

Rastin për Sinjalin, e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Lirije Podrimaj.

Sot rreth orës 21:00, policia ka marrë informacion se një anëtare e komunitetit egjiptian në Kosovë dyshohet se është sulmuar nga bashkëshorti i saj. Viktima aktualisht po trajtohet në repartin e kirurgjisë në Spitalin Rajonal të Gjakovës. Policia është në kërkim të personit të dyshuar”, ka thënë Podrimaj.

Ende nuk dihen motivet e këtij akti që ka përfunduar në dhunë familjare./Sinjali/