image E ardhmja e Cavanit një “mister”, Interi në garë

Futboll

Futboll/ E ardhmja e Cavanit një “mister”, Interi në garë

news image

Edison Cavani është një nga lojtarët më të kërkuar në merkato. Sulmuesi uruguajian është në fund të kontratës së tij me PSG-në dhe ende nuk ka vendosur të ardhmen e tij.

Man United dhe Atletiko Madrid e kërkojnë me ngulm në ekip, ndërsa në garë është futur edhe Interi. Zikaltërit e shikojnë si pasuesin ideal të Lautaro Martinez nëse ky I fundit do të largohet drejt Barcelonës.

Interi po ndjek me kujdes situatën e Cavanit dhe do të nis negociatat pas shitjes së sulmuesit argjentinas.