Real Madrid është duke menduar për të ardhmen e Gareth Bale.
Sipas asaj që shkruan Marca, Los Blancos janë duke planifikuar që ta lënë të lirë uellsian në verën e ardhshme.
Për shkak të problemeve të shumta fizike ish-ylli i Tottenhamit, ka kalur në një periudhë jo të mirë në Santiago Bernabeu.
Kujtojmë që kontrata e Bale me klubin mbretëror skadon në verën e vitit 2022.