image Gareth Bale lëndohet për herë të katërt

Futboll

Sport/ Gareth Bale lëndohet për herë të katërt

news image

Futbollisti i njohur, Gareth Bale pas lëndimit që pësoi në nyje gjatë ndeshjes së Kupës së Mbretit në ndeshjen ndaj Unionistas de Salamanca, do të ekzaminohet nga stafi mjekësor.

Lëndimi ka ardhur vetëm disa orë pasi agjenti i Bale, kishte thënë se ai do ta respektojë kontratën duke qëndruar edhe dy vjet e gjysmë në Santiago Bernabeu.

“E ka përdredhur paksa nyjën e këmbës. Nuk mendoj se është diçka e madhe… Por, nuk mund të luante”, citohet të ketë deklaruar Zidane pas ndeshjes.

Bale u kthye në formacion startues të Zinedine Zidane duke arritur të shënojë, mirëpo nuk arriti të luante më shumë se 53 minuta./Gazeta Sinjali/