image Bale: Jam i interesuar për një transferim në Ligën e ShBA-ve

Futboll

Futboll/ Bale: Jam i interesuar për një transferim në Ligën e ShBA-ve

news image

Lojtari i Real Madrid, Gareth Bale në një intervistë për ‘ICC’, ka thënë se është i interesuar për Ligën e ShBA-ve.

‘Unë do të isha padyshim i interesuar. Më pëlqen liga, është zhvilluar shumë vitet e fundit. Kur luajm kundër skuadrave të tyre në para-sezon, ndeshjet janë gjithmonë të vështira’, u shprehë Bale.

Uellsiani ka qenë I lidhur me një kalim në ‘MLS’ gjatë verës së kaluar. Spekulohej se paga e Bale në ShBA do të ishte 600 mijë funta në javë.

Që nga rikthimi i Zidane në Real Madrid, Bale më shumë ka qëndruar në bankë rezervë se sa ka luajtur./Gazeta Sinjali/