image Reali po ‘frikësohet’ se Tottenham do ta largojë Bale në fund të sezonit

Futboll

Reali po ‘frikësohet’ se Tottenham do ta largojë Bale në fund të sezonit

news image

Gareth Bale aktualisht është i huazuar te skuadra e Tottenhamit nga Real Madridi.

Mirëpo, spanjollët kanë filluar të ‘frikësohen’ që nga tani për mundësinë që të rikthehet në klub futbollisti, transmeton Sinjali Sportiv.

Kjo pasi që Bale nuk arriti ta tregojë veten as me skuadrën angleze, andaj Tottenham nuk pritet që ta mbajë atë në skuadër.

Duke e pasur parasysh këtë nëse futbollisti rikthehet në skuadër atëherë Real Madridi do të detyrohet t’i paguajë pagë të madhe futbollistit, e cila do të jetë e papërballueshme për ta për shkak të krizës së shkaktuar nga pandemia COVID-19.

/Sinjali Sportiv/