image E akuzoi se ia ka prerë pyllin, burri në Skenderaj nuk ia falë

Siguri

E akuzoi se ia ka prerë pyllin, burri në Skenderaj nuk ia falë

news image

Policia e Kosovës e ka arrestuar sot një person me inicialet B.S., për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Sulm”, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas Policisë, i arrestuari dyshohet se ka sulmuar fizikisht një person me inicialet M.K., në fshatin Runik të Skenderajt.

Viktima ka raportuar në Polici, se njihej më parë me të dyshuarin, me të cilën me t’iu takuar kanë nisur të komunikonin dhe gjatë bisedës kanë nisur të fjalosen.

Fjalosja dyshohet se ka nisur pasi që viktima i kishte thënë të dyshuarit se po dyshon se ky i fundit ia ka prerë pyllin.

“Nga hetimet fillestare dhe  deklarimi i viktimës  m/k/ M. K., bëhet e ditur se deri sa viktima  ndodhej në fshatin Runik të Skenderajt, ishte takuar me të dyshuarin me të cilin njiheshin edhe më parë, ku gjatë komunikimit kishte  ardhur deri te fjalosja ndërmjet tyre si pretekst pasi viktima dyshonte se i dyshuari ia kishte  dëmtuar (prerë) pyllin  pronë private”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Për të gjitha veprimet e ndërmarra është të kontaktuar prokurori i rastit,  nga i cili është sugjeruar që rasti të iniciohet dhe të hetohet për veprën penale “Sulm’./GazetaSinjali/