image Dzeko dhe Pjanic kundër federatës, nuk pranojnë të luajnë kundër Rusisë

Futboll

Dzeko dhe Pjanic kundër federatës, nuk pranojnë të luajnë kundër Rusisë

news image

Përfaqësuesja e Bosnjës dhe Hercegovinës ka aranzhuar një ndeshje miqësore me Rusinë më 19 nëntor në qytetin rus të Shën Petersburgut.

Dy futbollistët e njohur boshnjakë, Edin Dzeko dhe Miralem Pjanic kanë kundërshtuar miqësoren e kombëtares së tyre me Rusinë, shkruan Insajderi.

Federata e Bosnjës dhe Hercegovinës ka aranzhuar një ndeshjes miqësore me Kombëtaren e Rusisë, që ka befasur gjithë botën e futbollit.

Tashmë, dy futbollistët kryesorë të kombëtares boshnjake kanë kundërshtuar fuqishëm vendimin e federatës së tyre.

“Jam kundër zhvillimit të kësaj ndeshje. Unë jam gjithmonëdhe vetëm për paqen”, ka thënë Dzeko për gazetën boshnjake Klix.

Edhe më i ashpër ka qenë mesfushori Miralem Pjanic, i cili i ka bërë të qartë Federatës së Futbollit të Bosnjës se nuk do të luaj në këtë takim.

“Më morën në telefon nga Federata dhe më pyetën për mendimin tim rreth kësaj ndeshje. E thashë atë që mendoja dhe më pas u habita kur mësova se kishin marrë një vendim të ndryshëm”, tha Pjanic.

/GazetaSinjali/