image Dyshohet se ushtroi dhunë psikike ndaj familjarëve të tij, prangoset një person në Rahovec

Siguri

Dyshohet se ushtroi dhunë psikike ndaj familjarëve të tij, prangoset një person në Rahovec

news image

Një burrë në fshatin Çifllak të Rahovecit ka rënë në prangat e Policisë së Kosovës, mëngjesin e djeshëm, raporton Gazeta Sinjali.

Burime të Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë Themelore në Gjakovë bëjnë të ditur se ai dyshohet se ka kryer veprën penale “dhunë në familje”.

Këto burime thonë se i arrestuari dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj familjarëve të tij.

Sinjali mëson se pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./Gazeta Sinjali/