Një burrë në fshatin Çifllak të Rahovecit ka rënë në prangat e Policisë së Kosovës, mëngjesin e djeshëm, raporton Gazeta Sinjali.
Burime të Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë Themelore në Gjakovë bëjnë të ditur se ai dyshohet se ka kryer veprën penale “dhunë në familje”.
Këto burime thonë se i arrestuari dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj familjarëve të tij.
Sinjali mëson se pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./Gazeta Sinjali/