Dje rreth orës 14:00 në Prishtinë, tre persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës pasi që të njëjtit dyshohet se janë marr me trafikim të njerëzve.
Gjatë kontrollit tek ta, si prova materiale në lidhje me këtë rast janë konfiskuar katër telefona mobil, raporton Gazeta Sinjali.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës është bërë e ditur se të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.