Sot rreth orës 14:00 ka vdekur një burrë 55-vjeçar në fshatin Zabel i Ulët të komunës së Drenasit.
Sipas Policisë, dyshohet se ai e ka thithur tymin e shkaktuar nga një ngrohëse elektrike.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci, tha për Sinjalin se rasti po hetohet si “vdekje e dyshimtë”, ndërsa trupi i pajetë është dërguar për obduksion në IML.
“Prishtinë, 28 janar 2022 – Rreth orës 14:00 është raportuar për një rast të vdekjes së dyshimtë të ndodhur në fshatin Zabel i Ulët të komunës së Drenasit. Me të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes duke filluar menjëherë me ndërmarrjen e veprimeve hetimore me synim sqarimin e rrethanave të rastit.
Në vendin e ngjarjes janë ftuar edhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull, 55 vjec. Mbështetur në të dhënat fillestare, dyshohet se viktima ka humbur jetën si rezultat i thithjes së tymit të shkaktuar nga një nxemëse elektrike.
Megjithë dyshimet e ngitura policia me kujdes të shtuar po heton rastin si vdekje të dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore që do ti kontribuonin hetimit të ngjarjes përderisa trupi i pajetë i viktimës është është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion“, ka thënë Borovci për Sinjalin.