image Dyshohet se tentuan ta shpërthejnë parlamentin, arrestohen tetë persona në Itali

Botë

Dyshohet se tentuan ta shpërthejnë parlamentin, arrestohen tetë persona në Itali

news image

Tetë persona të armatosur në Itali janë arrestuar pasi që dyshohen se po përpiqeshin të organizonin një aksion terrorist për ta shpërthyer parlamentin italian si dhe të sulmonin të gjitha trupat televizive e të dhunonin gazetarët.

 Ky veprim ishte planifikuar të ndodhte në datat 11 dhe 12 shtator në gjatë protestës që do të zhvillohej në Romë kundër vendimit për pasaportën e gjelbër.

Operacioni ka përfshirë disa qytete ku u sekuestruan materiale informatike me mesazhe mjaft të forta mbi planet që aktivistët e “No vax” po përgatiteshin të kryenin.

Të hedhim parlamentin në erë, së bashku me ata brenda… mjafton një dron i vogël i komanduar në distancë mbi çatitë e Romës e me 500 gramë tritol  e lëmë të rrëzohet”, thuhet në një nga bisedat që të arrestuarit shkëmbenin me njëri-tjetrin në platformën social Telegram.

Përgaditjet për sulme të armatosura gjatë protestës së fundjavës dhe blerjet e armëve online, kanë rezultuar përmes një bisede.

Nëse nga larg shinin furgonat e televizioneve publike e private, vërini flakën, hidhini molotov, i vini flakët bashkë më ata brenda” është një nga bisedat mes tyre e bërë publike nga autoritetet policore italiane gjatë konferencë për shtyp.

Qëllimi i tyre ishte që protesta të shtrihej dhe në të gjitha kryeqytetet e tjera të Europës.

Tetë personat e arrestuar akuzohen për thirrje aktesh të dhunshme. /GazetaSinjali/