image Dyshohet se sulmoi seksualisht të miturën, kush është punëtori teknik i shkollës në Malishevë që përfundoi në ndalim policor

Siguri

Dyshohet se sulmoi seksualisht të miturën, kush është punëtori teknik i shkollës në Malishevë që përfundoi në ndalim policor

news image

Gazeta Sinjali pak më parë ka raportuar për një rast tronditës të sulmit seksual që dyshohet të ketë ndodhur brenda hapësirave të shkollës fillore të mesme të ulët ‘Kajtaz Ramadani’ në Kijevë të Malishevës. Viktimë është një nxënëse, ndërsa në pranga të Policisë si i dyshuar ka rënë punëtori teknik i kësaj shkolle.

Sinjali mëson ekskluzivisht se i dyshuari është 55-vjeçari, Naser Malisheva.

Malisheva është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar nga hetuesit lidhur me rastin. me urdhër të prokurorit ai është dërguar në mbajtje dhe do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Sulm seksual’.

Pas denoncimit të rastit, në kuadër të veprimeve hetimore në praninë e prindit dhe punëtorit të Qendrës për Punë Sociale, është intervistuar vajza e mitur e cila ka deklaruar se e gjithë ngjarja ka ndodhur derisa ajo ishte në banjën e shkollës. Aty ajo u përball me të dyshuarin i cili e sulmoi seksualisht 14-vjeçaren, duke bërë që ajo të kërkojë edhe ndihmë mjekësore.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/