image Dyshohet se shantazhoi ish-të dashurën në Pejë, arrestohet nga Policia

Siguri

Dyshohet se shantazhoi ish-të dashurën në Pejë, arrestohet nga Policia

news image

Policia ia ka vu prangat një personi në Pejë, i cili dyshohet se ka shantazhuar ish-të dashurën e tij, raporton Gazeta Sinjali.

I arrestuari dyshohet se pasditen e djeshme, rreth orës 14:00, me një thikë i ka shkaktuar lëndime trupore ish-dashnores së tij.

Policia njofton se ajo është dërguar për ekzaminim mjekësor. Ndërkaq, të dyshuarit i është sekuestruar një telefon, për të cilin ish-e dashura e tij ka thënë se është i saj, por që i dyshuari nuk ia kishte kthyer.

Prokurori ka urdhëruar që i dyshuari, pas intervistimit, të dërgohet 48 orë në mbajtje./GazetaSinjali/