image Dyshohet se një person është djegur brenda veturës në Vërmicë

Siguri

Dyshohet se një person është djegur brenda veturës në Vërmicë

news image

Një person dyshohet se ka qenë brenda një veture e cila është djegur në fshatin Vlashnje në afërsi të Vërmicës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

“Policia së bashku më prokurorin dhe njësitet kompetente janë në vendin e ngjarjes dhe është duke u hetu një rast si vdekje e dyshimtë. Tjera informacione në lidhje me këtë rast nuk kemi, po e presim deri të përfundojë raporti dhe pastaj do të jetë një raport shtesë në lidhje me rastin”, ka thënë Gashi.

Gashi ka thënë se informacionin e kanë pranuar në orën 15 e 17 minuta./ Gazeta Sinjali/