Një person dyshohet se ka qenë brenda një veture e cila është djegur në fshatin Vlashnje në afërsi të Vërmicës.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.
“Policia së bashku më prokurorin dhe njësitet kompetente janë në vendin e ngjarjes dhe është duke u hetu një rast si vdekje e dyshimtë. Tjera informacione në lidhje me këtë rast nuk kemi, po e presim deri të përfundojë raporti dhe pastaj do të jetë një raport shtesë në lidhje me rastin”, ka thënë Gashi.
Gashi ka thënë se informacionin e kanë pranuar në orën 15 e 17 minuta./ Gazeta Sinjali/