SH.R e lindur në vitin 1975 (Sinjali e di indentitetin e plotë), ka vdekur në Spitalin e Pejës pasi qytetarët kanë raportuar policinë se gjendet e shtrirë në rrugë.
Kjo ngjarje ka ndodhur sot rreth orës 12:50, ndërsa për vdekjen e gruas deri në këtë moment nuk është arrestuar askush.
Versioni i policisë:
“Në 12:50 një qytetar ka informuar policinë se në rrugën “Remzi Hasani” në Pejë, një person i gjinisë femërore ka qenë e shtrirë në rrugë, njësitë policore së bashku me autoambulancën kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe nga vendi i ngjarjes është dërguar në emergjencën e spitalit në Pejë, atje mjekët kanë konstatuar vdekjen e saj”, tha për Sinjalin zëdhënësi i policisë rajonale të Pejës, Xhevat Ibraj.
Në vendin e ngjarjes kanë dalur të gjitha njësitë relavante policore, është bërë sigurimi vendit të ngjarjes bashkë me hetuesit. “Po shikojnë hetuesit të gjitha rrethanat rreth rastit se si ka ardhur deri të vdekja e saj”, tha Ibraj.
Sinjali do të ju mbajë të informuar për ketë ngjarje…