Komuna e Vushtrrisë ka suspenduar H.A., mësimdhënës në gjimnazin “Eqrem Çabej” në Vushtrri, pasi u ndalua nga policia nën dyshimin për ngacmim seksual ndaj një nxënëse.
“H.A., mësimdhënës i edukatës fizike në SHML Gjimnazi “ Eqrem Çabej” në Vushtrri i shqiptohet masa disiplinore largim i përkohshëm nga puna”, thuhet në vendimin e Drejtorisë Komunale të Arsimit.
H.A., është arrestuar dje nga policia nën dyshimin për ngacmim seksual ndaj një nxënëse, e cila edhe ka denoncuar rastin në polici. /Gazeta Sinjali/