image Arrestohet profesori i gjimnazit në Vushtrri, dyshohet se ngacmoi seksualisht nxënësen e tij

Kosovë

Detaje/ Arrestohet profesori i gjimnazit në Vushtrri, dyshohet se ngacmoi seksualisht nxënësen e tij

news image

H.A., profesor në gjimnazin ‘Eqrem Çabej’ në Vushtrri, është arrestuar sot nga policia nën dyshimin për ngacmim seksual ndaj një nxënëse, raporton Gazeta Sinjali.

Rastin në polici e ka denoncuar nxënësja e tij, nën moshën 18-vjeçare, bëjnë të ditura burime të besueshme të Gazetës Sinjali.

Ndaj profesorit H.A., (emër i njohur për redaksinë) është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Avni Zahiti, zëdhënës në policinë rajonale të Mitrovicës.

“Mund të konfirmojmë që është arrestuar një person, dyshohet për ngacmim seksual. Me urdhër të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh”, konfirmoi Zahiti për  Gazetën Sinjali.  /Gazeta Sinjali/