image Dyshohet se kultivoi dy parcela me kanabis, kërkohet paraburgim ndaj shtetasit të Shqipërisë

Drejtësi

Dyshohet se kultivoi dy parcela me kanabis, kërkohet paraburgim ndaj shtetasit të Shqipërisë

news image

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata kompetente në Gjakovë, ndaj të pandehurit A.H., nga Republika e Shqipërisë, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”.

Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar se, pikërisht në zonën e Koshares, i pandehuri ka kultivuar në dy parcela bimën e kanabis sativa, me qëllim të prodhimit të narkotikëve ose substancave psikotrope.

Prokuroria ka njoftuar se në vendin e njëjtë në këto parcela janë zbuluar 317 bimë të tilla, me madhësi deri në 1 metër, ku i pandehuri A.H., ka pasur për qëllim shitjen e tyre, për përfitim të dobisë së kundërligjshme pasurore.

Sipas komunikatës i pandehuri  me urdhër të prokurorit gjendet në ndalim nga data 05 gusht 2021.

/Gazeta Sinjali/