image Zbulohen dy parcela me kanabis në Koshare, arrestohet një person

Siguri

Zbulohen dy parcela me kanabis në Koshare, arrestohet një person

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Gjakovë, pasi i njëjti dyshohet se ka kultivuar bimë narkotike, shkruan Gazeta Sinjali.

Policia ka njoftuar se i arrestuari është A.H. shtetas i Shqipërisë.

Sipas policisë në zonën e Koshares në kufi me Shqipërinë janë zbuluar dy parcela me gjithsej 317 bimë narkotike të dyshuara kanabis sativa me madhësi nga 50cm deri në 100 cm .

“Nga njësitet kompetente është kryer ekzaminimi i vendit të ngjarjes, përderisa me urdhër të prokurorit kompetent është bërë shkatërrimi (djegia) e bimëve në vend të sigurt dhe duke ndërmarr masat e nevojshme për lokalizim dhe mbikëqyrje të kontrolluar të zjarrit në këtë periudhë”, thuhet në njoftim

Gjithashtu Policia ka bërë të ditur se për shkak të terrenit dhe vendit ku ka ndodhur ngjarja ata janë asistuar edhe nga Policia e Shtetit Shqiptar.

Të dyshuarit me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

/Gazeta Sinjali/