image Dyshohet se kryetari i FFK-së, Agim Ademi është rrahur në parkun e Gërmisë

Futboll

Dyshohet se kryetari i FFK-së, Agim Ademi është rrahur në parkun e Gërmisë

news image

Në media po raportohet se kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi dyshohet se është sulmuar fizikisht në parkun e Gërmisë.

Në lidhje me këtë rast, Gazeta Sinjali Sporti ka kontaktuar me Policinë e Kosovës.

Zëdhënësja e PK-së në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar se një person është rrahur dje në Gërmi.

“Rreth orës 11:00, jemi njoftuar për një sulm fizik në parkun e Gërmisë, ku lëndime trupore ka pësuar një person. Nga ana e policisë është nisë një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë këtë rast”, ka thënë ajo.

Gazeta Sinjali ka provuar të marrë një përgjigje nga Ademi për këtë çështje, por nuk e ka hapur telefonin.

/Gazeta Sinjali Sporti/