image Dyshohet se kreu tri vjedhje të rënda, i dyshuari bie në prangat e policisë

Siguri

Dyshohet se kreu tri vjedhje të rënda, i dyshuari bie në prangat e policisë

news image

Në rrugën Nexhdet Basha në Pejë, më datë 4 janar, rreth orës 16:55, dyshohet se një person, i nacionalitetit palestinez kishte hyrë me forcë në shtëpinë e një personi, i cili gjendet jashtë shtetit, shkruan Gazeta Sinjali.

Sinjalizues të Gazetës Sinjali, banorë të lagjes Nexhdet Basha bëjnë të ditur se ankuesi, i cili ka raportuar rastin në polici nuk e di se çka është vjedhur saktë, mirëpo pasi që ka kontaktuar me pronarin e shtëpisë ka kuptuar se aty ishin vjedhur gjëra me vlerë.

Burime të Gazetës Sinjali brenda policisë njoftojnë se i dyshuari është arrestuar dhe i njëjti dyshohet se ka kryer edhe dy vjedhje të rënda.

Këto burime bëjnë të ditur se i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

/Gazeta Sinjali/