image Dyshohet se kërcënoi një person, policia ia bastis shtëpinë 32-vjeçarit në Obiliq

Siguri

Dyshohet se kërcënoi një person, policia ia bastis shtëpinë 32-vjeçarit në Obiliq

news image

Një 32-vjeçar me inicialet A.G., dyshohet se ka kanosur një person mbrëmë në Obiliq, raporton Gazeta Sinjali.

Për shkak të dyshimit se ka kryer këtë vepër penale, Policia e Kosovës ka bastisur shtëpinë e tij në fshatin Bakshi, ku ka gjetur armë me municion, të cilat i janë sekuestruar.

“Më datë 10.07.2021, në orët e mbrëmjes stacioni policor i Obiliqit ka zhvilluar një operacion bastisjeje në fshatin Bakshi të komunës së Obiliqit me ç’ rast  ka arritur të gjejë dhe të sekuestrojë:

  • Një armë automatike AK47,
  • Një karikator të armës automatike AK47,
  • Pesë copë fishek të kalibrit 7.62″, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndaj 32-vjeçarit policia bën të ditur se është iniciuar rasti për “Kanosje” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”./Gazeta Sinjali/