Gjatë ditës së djeshme, në 21 komuna të vendit është mbajtur rundi i dytë i zgjedhjeve lokale. Në disa prej këtyre komunave pati edhe incidente, në të cilat u detyrua të ndërhyjnë edhe forcat e rendit.
Në mesin e këtyre komunave është edhe Komuna e Vushtrrisë. Në një vendvotim të këtij qyteti, Policia arrestoi një person të dyshuar për “Falsifikim të dokumentit”.
Ai dyshohet se ka falsifikuar kartela të identifikimit në emër të personave të ndryshëm. Tre prej këtyre letërnjoftimeve i mbante me vete.
Pas intervistimit, Policia njofton se prokurori i rastit ka urdhëruar që i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt./Gazeta Sinjali/