image Dyshohet se e dhunoi 16-vjeçaren në Ferizaj, Gjykata refuzon ta dërgojë në paraburgim

Drejtësi

Dyshohet se e dhunoi 16-vjeçaren në Ferizaj, Gjykata refuzon ta dërgojë në paraburgim

news image

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit G.Xh., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “dhunimi”.

Nga kjo gjykatë kanë njoftuar se ndaj të njëjtit është caktuar masa e arrestit shtëpiak.

“Gjykata ka vërtetuar faktin se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se më 21.05.2021, në një hotel në rrugën magjistrale Ferizaj – Prishtinë, ka keqpërdorur seksualisht një 16 vjeçare.

Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit, e ka refuzuar  si të pa bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, ndërsa të njëjtit i është caktuar masa e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një (1) muaj”, njofton gjykata.

/GazetaSinjali/