image Dyshohet se dhunoi një të mitur, Fifi e mbështet Gjikon

Bota e Yjeve

Dyshohet se dhunoi një të mitur, Fifi e mbështet Gjikon

news image

Këngëtarja Fifi i ka dalë në mbështetje reperit Gjiko i cili dyshohet se ka dhunuar një të mitur.

Reperi Gjiko përmes një postimi në Instatsoryn e tij ka reaguar duke hedhur poshtë akuzat ndaj tij.

“E sa më përket mua, më paskan përgojuar emrin prapë. Nuk ka dert. Më nuk foli për këtë rast por pres me fol gjykata. Krejt ju që po më paragjykoni, po më thuani pedofil, dhunues etj. Asnjëri nuk keni faj. Faj kanë ato portale që e kanë me mua personalisht. E fakturën ata kanë me e la me ligj. E kam cekur edhe një herë që nuk e kam dhunuar e as droguar askënd e aq ma pak një të mitur. Një burrë i vërtetë flet një herë edhe nuk ka nevojë me rrejt. Për mu si me rrejt si me dhunu, e njëjta marre është. Falemnderoj krejt ata që nuk janë duke më paragjykuar dhe po më mbështesin cdo ditë. Drejtësia ka me fol”, deklaron ai.

Pas kësaj këngëtarja Fifi deklaratën e njëjtë e ka ripostuar në Instagramin e saj zyrtar teksa me anë të kësaj tregon se e mbështet reperin.

/GazetaSinjali/