image Dyshohet për gjuajtje me armë zjarri në festën e VV-së në Prishtinë

Sinjalizime

Dyshohet për gjuajtje me armë zjarri në festën e VV-së në Prishtinë

news image

Simpatizantët e Lëvizjes Vetëvendosje po vazhdojnë festën e tyre në rrugët e kryeqytetit, për fitoren e kësaj partie në zgjedhjet e mbajtura sot, shkruan Gazeta Sinjali.

Një sinjalizues ka dërguar një video në adresë të Gazetës Sinjali ku dëgjohen disa krisma, të cilat dyshohet se janë të shtëna me armë zjarri.

Gazeta Sinjali ka provuar që të kontaktojë edhe me Policinë e Kosovës për të konfirmuar këtë rast, por të njëjtit kanë qenë të paqasshëm./Gazeta Sinjali/