Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj S.D. për veprën penale “dhunim”, shkruan Gazeta Sinjali.
Ai dyshohet se që nga muaji prill deri në fillim të muajit qershor të këtij viti, në vazhdimësi e ka detyruar të miturën të kryej marrëdhënie seksuale pa pëlqimin e saj, në shtëpinë e tij.
Personi i dyshuar, sipas Gjykatës, edhe pse ka qenë në dijeni se viktima ka qenë e mitur, të njëjtën disa herë e ka detyruar të kryej marrëdhënie seksuale.
Me këto veprime, S.D. dyshohet se ka kryer veprën penale “dhunim”. /Gazeta Sinjali/