image Dyfishohet numri i të vaksinuarve nga personeli arsimor në Kosovë

Arsim

Dyfishohet numri i të vaksinuarve nga personeli arsimor në Kosovë

news image

Zëvendësministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Edona Maloku-Berdyna përmes një konference për media ka bërë të ditur se MASHTI po bën përgatitje për fillimin e vitit të ri shkollor më 1 shtator, derisa potencoi se deri më tani numri i personelit arsimor dhe i studentëve që janë vaksinuar ka arritur shifrën 55,094.

Zëvendësministrja Maloku-Berdyna gjithashtu ka njoftuar se është dyfishuar numri i të vaksinuarve, derisa deri para dy javësh numri i të vaksinuarve ka qenë 29.878.

“Nëse krahasohen kjo shifër, 55,094 e të vaksinuarve me dy javë më parë, që ishte 29,878, atëherë po thuajse është dyfishuar numri i të vaksinuarve gjatë dy javëve të kaluara”, është shprehur ajo.

Bëhet e ditur se prej 55.094 të vaksinuarve, 4, 595 janë arsimtarë, 291 janë drejtorë shkollash,  edukues fizik janë 215, mësimdhënës 12,352, profesorë 5,001, punëtorë arsimi 2,352, referentë 130, nxënës 717 dhe studentë 29,441.

Tutje Zëvendësministrja ka thënë se MASHTI do të sigurohet që shkollat t’i plotësojnë kushtet në bazë të rekomandimeve të IKSHPK-së, duke bërë të ditur se MASHT do t’i përkrah shkollat përmes donacioneve me maska dhe dezinfektues.

Ndryshe, në këtë konferencë është folur edhe për përgatitjet tjera për fillimin e vitit të ri shkollor, për tekstet mësimore dhe testin e Maturës ndër të tjera.

/GazetaSinjali/