image Dybala poston foto nga palestra, nuk mungon komenti i ish-lojtarit të Interit

Futboll

Dybala poston foto nga palestra, nuk mungon komenti i ish-lojtarit të Interit

news image

Paulo Dybala po stërvitet i vetëm, në pritje të një klubi të ri, ndërsa Marco Materazzi shtyn për kalimin e sulmuesit te Interi.

Sulmuesi argjentinas është në dispozicion si lojtar i lirë pas përfundimit të kontratës me Juventusin.

Ai tani po stërvitet i vetëm në shtëpinë e tij në Torino dhe ka postuar një foto në Instagram, ku tregon se po punon shumë edhe pse ende nuk ka ekip.

Legjenda e Interit, Marco Materazzi, ishte ndër ata që komentuan me zemrat zi dhe blu, duke sugjeruar se do të donte ta shihte “La Joyan” t’i bashkohej Nerazzurrëve.

Inter zhvilloi bisedime me përfaqësuesit e Dybalas, por negociatat janë pezulluar pas kthimit të Romelu Lukakut në klub. Gjigantët e Serisë A duhet të shesin dy sulmues përpara se të nënshkruajnë me argjentinasin.

Napoli dhe Roma thuhet gjithashtu se janë të interesuar për ish-yllin e Juventusit, i cili është larguar nga Allianz Stadium pas shtatë vitesh.

/GazetaSinjaliSport/