image Dy vjet me pandemi, IKShPK: Vazhdojmë të zbatojmë masat parandaluese kundër COVID-19

Shëndetësi

Dy vjet me pandemi, IKShPK: Vazhdojmë të zbatojmë masat parandaluese kundër COVID-19

news image

Sot dy vjet më parë, në Kosovë janë paraqitur dy rastet e para të infektimit me koronavirus.

Që nga atëherë, numri i rasteve pozitive ka qenë në rritje ku shifra totale e të infektuarve ka shkuar në 226 mijë e 845, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës 3 mijë e 124 prej tyre nuk kanë arritur t’i mbijetojnë COVID-19, kurse 222 mijë e 973 janë shëruar.

Tutje ky institucion ka vazhduar të bëjë thirrje që të zbatohen masat parandaluese kundër koronavirusit si dhe rekomandimet e profesionistëve shëndetësorë.

“Mbulo gojën dhe hundën me maskë!, Mbaj higjienën!, Respekto distancën!”, janë rekomandimet IKShPK-së drejtuar qytetarëve.

Në njoftimin e këtij instituti poashtu thuhet se ekipet e saj po punojnë pandërprerë deri në përfundimin final të pandemisë.

/Gazeta Sinjali/