image Dy viktimat që vdiqën në aksidentin në Gjakovë ishin në të njëjtën veturë

Siguri

Dy viktimat që vdiqën në aksidentin në Gjakovë ishin në të njëjtën veturë

news image

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë se Pal Komani nga Zhubi i Gjakovës dhe Gëzim Koka i njohur me nofkën Petriti me shtetësi të Shqipërisë, janë dy viktimat e aksidentit të sontëm në Ponoshec të Gjakovës.

Gazeta Sinjali mëson se Komani ishte 65-vjeçar, ndërkaq Koka 50-vjeçar.

Burime të Gazetës Sinjali kanë bërë të ditur se ata të dy kanë qenë në të njëjtën veturë, në momentin e aksidentit./Gazeta Sinjali/

Gëzim Koka (Petriti) nga Shqipëria
Pal Komani nga Gjakova