Janë konfirmuar edhe 49 raste të reja me koronavirus në Maqedoninë Veriore, nga 586 raste të dyshuara sa u testuan, gjatë 24 orëve të fundit.
Rastet e reja e çuan numrin e përgjithshëm të të prekurve në 760.
Sipas vendbanimeve prej 49 rasteve të reja, 13 raste janë regjistruar në Shkup, 14 në Kumanovë, gjashtë në Shtip, tetë në Prilep, gjashtë në Veles, një në Gostivar dhe një në Koçani.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar edhe dy viktima, një në Kumanovë dhe një në Prilep, numri i rasteve që kanë përfunduar me fatalitet tashmë shkon në 34./Gazeta Sinjali/