image Dy vëllezërit që lindën në Rusi vriten duke mbrojtur Ukrainën, babai: Së shpejti kthehem në vijën e frontit

Botë

Dy vëllezërit që lindën në Rusi vriten duke mbrojtur Ukrainën, babai: Së shpejti kthehem në vijën e frontit

news image

Roman dhe Leonid Butusin u lindën në Vladivostok, në Lindjen e Largët të Rusisë, por që të dy vdiqën duke luftuar për ushtrinë e Ukrainës, kundër pushtuesve rusë.

Në funeralin e tyre, njerëzit u gjunjëzuan në rrugë, në shenjë respekti.

“Ata ishin ukrainas të vërtetë”, thanë pjesëmarrësit.

Babai i tyre e kishte zhvendosur familjen në Ukrainë më 2014, pasi ishte mërzitur nga zaptimi i Krimesë nga ana e Rusisë dhe nga mbështetja ruse për separatistët në rajonin lindor ukrainas të Donbasit.

Ushtar, sikurse djemtë e tij, ai tha gjatë funeralit se, së shpejti do të kthehet në vijën e frontit, raporton REL.

/GazetaSinjali/