image Dy trupa të pajetë gjenden nën borë në Kroaci

Evropë

Dy trupa të pajetë gjenden nën borë në Kroaci

news image

Gjatë operacionit të pastrimit të borës në malin Papuk, punëtorët e shërbimit dimëror në Kroaci gjetën trupat e pajetë të dy personave.

Informacioni është konfirmuar për portalin “Pozega.eu” nga policia, të cilët po kryejnë një hetim në vendin e ngjarjes.

“Një hetim dhe kërkim i mëtejshëm i terrenit është duke u zhvilluar dhe të martën në mëngjes ne do të informojmë publikun në lidhje me rezultatet në një deklaratë” tha zëdhënësi i policisë Virovitica-Podravina, Josip Stajdohar.

Sipas informacioneve të para, dyshohet se bëhet fjalë për migrantë që u zunë nga të ftohtit dhe bora në Papuk, ku trashësia e saj arrin deri në gjysmë metri./Gazeta Sinjali/