Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e infektimit me koronavirus në 24 orët e fundit në Kosovë, teksa janë konfirmuar edhe 32 raste të reja pozitive.
Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, Ministria e Shëndetësisë njofton se të enjten janë shëruar 31 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223 mijë e 746, raporton Gazeta Sinjali.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 278 doza të vaksinës kundër COVID-19, ndërsa që nga fillimi i procesit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.822.098 doza të vaksinës.
Në total numri i rasteve aktive është 591.