image Dy të vdekur dhe 8 të lënduar në një aksident në Shqipëri

Rajon

Rajoni/ Dy të vdekur dhe 8 të lënduar në një aksident në Shqipëri

news image

Dy persona kanë humbur jetën, drejtuesi i mjetit dhe një pasagjer, gjatë një aksidenti të rëndë në vendin e quajtur Çekrez në Gramsh.

Ndërkohë janë lënduar 8 persona të tjerë, të cilët janë transportuar drejt spitalit.

Sipas infomacioneve paraprake, raportohet se personat që kanë humbur jetën kanë qenë në një automjet tip “Mercedez Benz ML”.

Mësohet se në aksident janë përfshirë edhe sirianë, por mbetet për tu verifikuar.

Ndërkohë, në vendgjarje kanë arritur policia dhe ambulanca.

Siç raportojnë mediat vendore, aksidenti ka ndodhur afër vendit të njohur si Depot e Ushtrisë./GazetaSinjali/