Gazeta Sinjali raportoi pak më parë se mbrëmë rreth orës 23:40, kanë vdekur dy të rinj, 22 dhe 23-vjeçar, në një aksident trafiku mes dy veturave, në fshatin Piranë, në magjistralen Prizren – Gjakovë.
Sinjali mëson se dy të rinjtë të cilët vdiqën janë nga fshati Krushë e Vogël dhe ishin shokë me njëri-tjerin. Njëri prej tyre voziste veturën, ndërsa tjetri ishte pasagjer.
Sipas Policisë, deri të aksidenti dyshohet ka ardhur për shkak të pakujdesisë dhe mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes së veturës nga i riu, duke e humbur kontrollin e drejtimit në rrugë.
Nga ky aksident lëndime të rënda trupore dhe me rrezik jete ka pësuar edhe një pasagjer i cili është dërguar në QKUK në Prishtinë, ndërsa dy persona tjerë kanë pësuar lëndime të lehta trupore.