Në fshatin Bradash të Podujevës, më datë 14 tetor, në orët e para pas mesnatës, ka ndodhur një rast i vjedhjes së rëndë ku dy persona të moshës së mitur, e kanë shantazhuar dhe detyruar vajzën e mitur të viktimës, që të marrë stolitë e arit në shtëpinë e saj e t’ua japë atyre, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas burimeve të Gazetës Sinjali brenda familjes së viktimës, të dyshuarit e mitur i kanë marrë stolitë dhe i kanë shitur.
Të dy të dyshuarit e mitur janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje bën të ditur ky burim për Gazetën Sinjali.