image Dy të lënduar në një aksident trafiku në rrugën Mitrovicë-Prishtinë

Kosovë

Policia/ Dy të lënduar në një aksident trafiku në rrugën Mitrovicë-Prishtinë

news image

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 15:00 në rrugën nacionale Mitrovicë –Prishtinë, konkretisht në fshatin Deberllukë, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë rajonale në Mitrovicë, Avni Zahiti.

“Në aksident ishin të përfshira dy vetura civile, ku si pasojë lëndime trupore kanë pësuar dy persona”, tha Zahiti.

Ende nuk dihen rrethanat në të cilat është shkaktuar ky aksident. /Gazeta Sinjali/