image Dy të lënduar nga aksidenti në Badovc, policia jep detaje

Kosovë

Aksident/ Dy të lënduar nga aksidenti në Badovc, policia jep detaje

news image

Dy persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur sot në afërsi të Liqenit të Badovcit.

Në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura, ku njëra prej tyre është rrotulluar.

Lajmin e ka bërë të ditur për Gazetën Sinjali, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Rreth orës 12:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Gjilan. Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë marrë lëndime trupore”, ka thënë Ahmeti.

Më tutje ajo ka bërë të ditur se dy të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor dhe se me rastin po merret njësiti i trafikut./Gazeta Sinjali/