Në orët e para të mëngjesit të sotëm raportohet se janë dëgjuar dy shpërthime të fuqishme eksplozivi në qytetin e Shkodrës.
Sipas njoftimit të Policisë shpërthimi i parë ka ndodhur në zonën e Pedonales, afër Prefekturës së Shkodrës, saktësisht bëhet fjalë për objektin në pronësi të ish-kandidatit për kryetar bashkie, Xhemal Bushati.
Kurse shpërthimi i dytë ka ndodhur në një supermarket, në zonën e njohur si “Rruga e gjan”, pranë stadiumit “Loro Boriçi”.
Nuk raportohet për persona të lënduar. Sipas burimeve, shpërthimet janë dëgjuar në të njëjtën kohë, shkruan A2 CNN.