Nuk janë të rralla rastet në vendin tonë kur shoferët e tejkalojnë shpejtësinë e limituar gjatë vozitjes, por shkelin edhe rregullat tjera në komunikacion, siç është tejkalimi në vijë të plotë, raporton Gazeta Sinjali.
Një rast i tillë ka ndodhur sot, në Dollc të Klinës, ku dy shoferë kanë rrezikuar trafikun, duke tejkaluar përnjëherë disa vetura.
Një sinjalizues ka dërguar pamje, ku në video shihet se si një furgon dhe një veturë pas tij bëjnë tejkalim të rrezikshëm në vijë të plotë.