image Dy shkolla në Prishtinë kalojnë në mësim online, shkak rastet e shumta me COVID-19

Arsim

Dy shkolla në Prishtinë kalojnë në mësim online, shkak rastet e shumta me COVID-19

news image

Shkollat e Mesme të Ulëta “Abdyl Frashëri” dhe “Gjin Gazulli” në Prishtinë kanë kaluar në mësim online, sipas skenarit C, ka njoftuar drejtoresha e Arsimit në këtë komunë, Shpresa Shala.

Shala ka thënë se kjo është bërë për shkak të numrit të të infektuarve derisa ka shtuar se situata është rënduar edhe në shkollat e tjera.

“Të nderuar nxënës, prindër, mësimdhënës dhe staf i shkollës, duke parë rritjen e numrit të rasteve me Covid-19 ditëve të fundit në shkolla, kërkojmë nga ju që masat anti-Covid të respektohen me përpikëri sipas protokollit”, ka shkruar ajo në Facebook.

Ajo ka kërkuar nga prindërit që në rast se fëmijët e tyre kanë simptoma, të izolohen në shtëpi dhe të njoftojnë përfaqësuesit e shkollës dhe IKSHPK-në për testim. /Gazeta Sinjali/