image Dy punonjës të rrjetit social "Twitter" akuzohen se kanë spiunuar për Arabinë Saudite

Botë

Botë/ Dy punonjës të rrjetit social “Twitter” akuzohen se kanë spiunuar për Arabinë Saudite

news image

Departamenti amerikan i Drejtësisë ka akuzuar dy ish-punonjës të rrjetit social “Twitter” për spiunazh ndaj përdoruesve në emër të Arabisë Saudite.

Këto akuza janë zbuluar në një gjykatë të San Franciskos dhe tregojnë se Ali Alzabarah dhe Ahmad Abouammo përdorën kredencialet e tyre si punonjës të këtij rrjeti për të marrë informacione në llogari të disa përdoruesve.

Abouammo që është qytetar amerikan u arrestua të martën. ndërsa Alzabarah, qytetar saudit ka mbetur i lirë.

Prokurorët thanë që Abouammo falsifikoi dokumentet dhe gënjeu agjentët e FBI-së.

Alzabarah akuzohet se ka hyrë në të dhënat personale të më shumë se 6 mijë përdoruesve të Twitter-it në vitin 2015, duke përfshirë një shtetas saudit, i cili ishte mik i Jamal Khashoggit, gazetari i Washington Postit, i cili dyshohet se u vra dhe trupi i tij u shpërbë nga agjentët sauditë.

Ali Alzabarah se është në Arabinë Saudite./Gazeta Sinjali/