image Dy persona vdesin si pasojë e një shpërthimi në Teksas

Botë

Botë/ Dy persona vdesin si pasojë e një shpërthimi në Teksas

news image

Dy persona kanë vdekur si pasojë e një shpërthimi masiv që ndodhi në një ndërtes në Houston të Teksasit, të premten në mëngjes.

Shpërthimi ndodhi në rrugën Gessner, në një biznes prodhues makinash në Houston,  raportojnë mediat ndërkombëtare.

Nga ky shpërthim kanë mbetur të plagosur disa persona dhe shumë shtëpi janë shkatërruar nga zjarri.

Banorët e asaj ane tregojnë se në momentin kur ka ndodhur shpërthimi, ka pasur dridhje të madhe.

“Shpërthimi na rrëzoi të gjithëve nga shtrati, ishte aq i forte. Shkatërroi çdo dritare në shtëpinë tonë “, tha një banorë i lagjes. /Gazeta Sinjali/